Bota

Tragjedia në Tetovë/ Identifikohen 14 viktimat nga zjarri në spitalin modulor, 12 të plagosur! Filipçe: Nuk e jap dorëheqj

10 Shtator 2021, 06:44 Nga DOSJA
Tragjedia në Tetovë/ Identifikohen 14 viktimat nga zjarri në

MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut është në zi pas zjarrit tragjik që u mori jetën 14 personave duke lënë të plagosur 12 të tjerë pas shpërthimit të një spitali modular kundër Covid-19 në Tetovë.

Flakët që nisën rreth orës 21:00 të dy netëve më parë dhe zgjatën për gati 2 orë, duke e bërë të pamundur që pacientët të mund të dilnin jashtë pasi ishin në gjendje të rënduar me Covid dhe ishin të lidhur me oksigjen.

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Fiilipçe në një intervistë për shtyp, e para pas tragjedisë së djeshme në spitalin Covid-19 në Tetovë, tha se gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme është folur për dorëheqjen e tij, por ai konfirmoi se nuk do të jap dorëheqje deri sa të mbarojë hetimi që në vazhdim.

Në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar autopisa e trupave të sjellë nga Tetova, pas zjarrit që shkrumboi spitalin modular, në të cilin kuroheshin pacientë të sëmurë nga Covid-19.“Me ndihmën e DNK analizës janë identifikuar trupat e 14 viktimave të cilët humbën jetën në zjarrin që shpërtheu në spitalin modular të Tetovës. Është kryer obduksion edhe ndaj një pacienteje më të re, trupi i së cilës është sjell në Institutin e Mjekësisë Ligjore”- ka deklaruar Aleksandër Stankov

Sot në vendngjarje duken ende gjurmët e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit pohojnë për mediat tmerrin që panë me sytë e tyre. Jashtë godinës ndodhen dhjetëra persona që kërkojnë të afërmit e tyre pasi ende nuk është bërë identifikimi i viktimave, ndërsa pritet t’ju kryhet analiza e ADN.

Mediat maqedonase raportojnë se në muajin prill në këtë spital, ka patur denoncime se probleme të shumta janë hasur në ndërtimin dhe strukturën e godinës, kryesisht në dysheme dhe në infrastukturë. Kompania që kishte marrë përsipër ndërtimin e godinës duhet të bënte rregullimet e nevojshme, ndërsa drejtuesit e saj janë marrë në pyetje.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora tragjedia ne tetove tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll