Bota

“Shqiptar i mallkuar”, u dhunua e ofendua me thirrje raciste në vendin e punës, shqiptari fiton gjyqin dhe përfiton 11 mi

9 Shtator 2021, 18:53 Nga DOSJA
“Shqiptar i mallkuar”, u dhunua e ofendua me thirrje raciste në

BRITANI E MADHE- Një shqiptar në Britaninë e Madhe, i cili punonte në një restorant ka fituar gjyqin me eprorët e tij pas thirrjeve të tyre raciste, shkruan The Mirror.

Një vit pas incidentit, Vasilis Kodra do të përfitojë një shumë prej 11 paundësh si kompensim.

Në ngjarjen e ndodhur më 6 tetor të vitit të kaluar, shefi i kuzhinës në restoranin e quajtur ‘La Vita’ ku punonte Kodra, Robbie Syme ka ngritur zërin ndaj punonjësve i revoltuar se punonte me afrikanë, shqipatrë dhe rumunë.

“Marko punëson vetëm afrikanë, shqiptarë dhe rumunë të mallkuar,” ka thënë me tone të larta zëri shefi i kuzhinës, duke iu referuar pronarit të restorantit.

Më pas, ai ka shpërthyer me tone raciste ndaj shqiptarit Kodra, i cili një javë pas incidentit u detyrua të karantinohej për shkak se u infektua me covid-19. Menjëherë pas mbylljes së karantinimit, shqiptari ka shkuar në vendin e punës ky pyeti shefin e kuzhinës për mjetet e tij, ndërsa ai i foli në të njëjtën mënyrë.

Syme i kërkoi Kodrës të dilnin jashtë dhe ta zgjidhnin këtë cështje me sherr, gjë që shqiptari nuk e pranoi. Kjo bëri që syme ta kapte atë nga fyti dhe ta gërvishte.

Edhe pse Kodra nuk reagoi ndaj dhunës që po ushtrohej mbi të, pronari i restorantit, Marko Acari e pushoi atë nga puna.

Kodra e denoncoi ngjarjen në polici. Autoritetet nuk mundën të gjenin prova nga kamerat sepse pamjet e asaj dite ishin fshirë të gjitha.

Gjykata e shpalli shqiptarin të pafajshëm, ndërsa pronari duhet ti paguajë 5mijë paund për thirrjet raciste dhe 5mijë për largimin nga puna, përfshirë një shumë të ardhurash të cilat nuk ja kishte paguar gjatë periudhës kur Kodra kishte qenë I karantinuar.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora shqiptari fiton gjyqin vasilis kodra shqiptari fiton gjyqin vasilis kodra

Sondazh

Poll