Bota

Vrasja në Pejë/ Miku i Ademajt: Dje isha gjithë ditën me të, nuk dha asnjë shenjë që ishte i shqetësuar

9 Shtator 2021, 22:23 Nga DOSJA
Vrasja në Pejë/ Miku i Ademajt: Dje isha gjithë ditën me

PEJË- Arton Muhaxheri, bashkëpunëtori i ngushtë i Astrit Ademajt, ka thënë se dje gjatë gjithë ditës kishte qenë bashkë me të dhe se nuk e kishte vërejtur asnjë shqetësim tek ai. Muhaxheri ka deklaruar se nuk ka ndonjë informacion se ai kishte folur me familjarët apo miqtë e tij për ndonjë problem.

“Dje ishim tërë ditën bashkë nga ora 09:00 e mëngjesit deri në ora 18:00 në mbrëmje në kuadër të fushatës zgjedhore. Aty jemi ndarë për të mos u bërë bashkë më sepse atë e vranë dhe kështu mbetëm. Ai asnjëherë nuk ka dhënë asnjë shenjë as ditëve të kaluara, por as edhe dje që ka pas ndonjë shqetësim apo problem. Është e çuditshme krejt kjo çka ka ndodhur. Me këta familjar që kam biseduar, Astriti nuk ka shprehur ndonjë shqetësim. As tek unë si shok i ngushte, as te miqtë e tjerë dhe tek asnjë familjar nuk ka shprehur asnjëherë ndonjë shqetësim,”-tha ai.

LAJMI KRYESOR: S’ishte sherr politik! Vrasja e dyfishtë në Pejë, dy anëtarët e PDK-së u takuan për tu sqaruar në lokalin e Ademajt, kishin probleme familjare

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arton muhaxheri vrasja e politikaneve ne peje arton muhaxheri vrasja e politikaneve ne peje

Sondazh

Poll