Bota

Do shpërthenin parlamentin italian dhe sulmonin gazetarët, arrestohen 8 persona në Itali para protestave kundër vaksinimit

10 Shtator 2021, 06:33 Nga DOSJA
Do shpërthenin parlamentin italian dhe sulmonin gazetarët, arrestohen

ITALI– Ata po përgatiteshin për të organizuar dhunë dhe sulme në protestën kundër vaksinimit të detyrueshëm në Romë të planifikuar për 11 dhe 12 shtator. Tetë persona që banojnë në gjashtë qytete të ndryshme janë duke u hetuar nga prokurori i Milanos për nxitje të rëndë kriminale, dhe gjatë mëngjesit ata iu nënshtruan kontrolleve.

Kur shkojmë në Romë, të parët që duhet të godasim janë gazetarët. Ata duhet të vriten“,- është një nga mesazhet e shkruar nga tetë “Luftëtarët” duke i ftuar ata të përdorin koktejet Molotov për të hedhur në erë furgonat e TV. Sipas asaj që u raportua në selinë e policisë në Milano, për shtypin, të konsideruar të nënshtruar ndaj regjimit, ata kishin një urrejtje të vërtetë.

Sipas mediave italiane, objektivat e tjerë që do të godisnin ishin forcat e rendit dhe “Pallatet e pushtetit” ndaj të cilave ata kundërshtojnë masat e marra mbi pandeminë e koronavirusit.

Të hedhim parlamentin në erë, së bashku me ata brenda… mjafton një dron i vogël i komanduar në distancë mbi çatitë e Romës e me 500 gramë tritol…. e lëmë të rrëzohet ….”, thuhet në një nga bisedat që të arrestuarit shkëmbenin me njëri-tjetrin në platformën social Telegram.

Personi i vetëm i lidhur me ndonjë ideologji politike ishte një grua në provincën e Venecias, e cila në të kaluarën kishte qenë pranë qarqeve separatiste të ‘Serenissimi’ dhe së cilës, në të kaluarën, licenca e armëve të zjarrit i ishte hequr për probleme psikiatrike. I vetmi që kishte armë zjarri, i ndaluar rregullisht, ishte personi nga Bergamo, një 53-vjeçar i cili kishte dy armë në shtëpi dhe të cilit “leja për përdorim sportiv tani do t’i revokohet”.

Grupi, i cili synonte të ndërtonte bomba të bëra vetë dhe të blinte thika për të goditur në një demonstrim No Vax në Romë të Shtunën e ardhshme, ishte i përbërë nga 5 gra dhe 3 burra.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota arredtime ne itali protesta ne itali vaksinimi ne itali arredtime ne itali protesta ne itali vaksinimi ne itali

Sondazh

Poll