Sport

UEFA kundër Kupës së Botës çdo dy vjet, Ceferin: “Nuk do të ndodhë kurrë!”

9 Shtator 2021, 16:50 Nga DOSJA
UEFA kundër Kupës së Botës çdo dy vjet, Ceferin:

ANGLI – “Ne mund të vendosim të mos luajmë”. Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka mbajtur një qëndrim mbi planin e FIFA-s për të organizuar Kupën e Botës çdo 2 vjet dhe jo më çdo 4, siç ndodh sot.

Gjatë një interviste me gazetën prestigjioze britanike “The Times”, numri 1 i futbollit europian lëshoi ​​një paralajmërim të qartë për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

“Me sa di unë, amerikano-jugorët janë gjithashtu në të njëjtën linjë me ne,– tha ai. – Unë mendoj se nuk do të ndodhë kurrë, sepse është në kundërshtim me parimet themelore të futbollit. Të luash një turne një mujor çdo verë do të ishte rraskapitëse për lojtarët,”– kujton Ceferin.

“Vlera e Kupës së Botës është e madhe pikërisht sepse luhet çdo katër vjet, ju e prisni, është si Olimpiada, është një ngjarje e madhe. Unë nuk shoh që federatat tona ta mbështesin atë”,- ka deklaruar presidenti i UEFA-s.

Kongresi i FIFA-s votoi me shumicë të madhe që një ‘studim fizibiliteti’ mbi idenë e një Kupë Botërore dyvjeçare, por sipas Ceferin projekti duhet të refuzohet. “Shpresoj që ata të vijnë në vete, sepse unë nuk e shoh thelbin. Ata nuk më telefonuan dhe nuk mora asnjë një letër. Unë thjesht e lexova lajmin në media,”- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aleksandër čeferin gianni infantino presidenti i uefa presidentin e fifa-s the times aleksandër čeferin gianni infantino presidenti i uefa presidentin e fifa-s the times

Sondazh

Poll