Sport

Ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe kampioni i botës, sot para togave të zeza në Munich. Akuzohet për dhunë fizike…

9 Shtator 2021, 15:04 Nga DOSJA

GJERMANI – Ish-mbrojtësi i Bayern Munich dhe kampioni i botës, Jerome Boateng, sot ka dalë para trupit gjykues në Munich për t’u përgjigjur për akuzat e sulmit fizik ndaj ish të dashurës së tij, Sherin Senler. 33-vjeçari akuzohet për lëndime trupore ndaj Senler, e cila është nëna e dy bijave të tij binjake, gjatë një incidenti në vitin 2018, gjatë pushimeve në ishujt e Karaibeve.

I veshur me një kostum blu, teksa qëndronte pranë avokatit të tij Kai Walden, ish-mbrojtësi i Bayern Munich u përball me akuzat e dhunës sistematike shtëpiake. E përditshmja gjemrane “Bild”, ka raportuar se Boateng, i cili tashmë është transferuar në Francë te Lyon, ka gjuajtur Senler me një mbajtëse qirinjsh, teksa ishin me pushime.

Nga ana e saj, ish e dashura Senler, në dëshminë e saj mes të tjerash tha: “Ai më kapi nga koka, më kafshoi e më pas më shkuli flokët. Pasi më kishte çarë buzën, e shtyu kokën time prapa dhe më pështyu në fytyrë”. Më pas gruaja thotë se qëlloi me grusht në stomak, aq sa nuk merrte dot frymë. “Sulme të tilla ishin të përditshme. Kishim një marrëdhënie të trazuar, toksike. E denoncova sepse ndryshe kjo nuk do të kishte mbaruar kurrë”.

Boateng dhe ish-partnerja e tij kanë jetuar së bashku për 10 vjet dhe kanë dy fëmijë. Kjo ngjarje vjen teksa një tjetër ish e dashur e futbollistit, modelja Kasia Lenhardt, në shkurt u gjet e vdekur, pas një vetëvrasjeje në shtëpinë e saj në Berlin. 25-vjeçarja besohet se ka vrarë veten, pasi Boateng i dha fund lidhjes së tyre.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 33-vjeçari bild ish-mbrojtësi i bayern munich jerome boateng modelja kasia lenhardt sherin senler 33-vjeçari bild ish-mbrojtësi i bayern munich jerome boateng modelja kasia lenhardt sherin senler

Sondazh

Poll