Sport

Kampionati nr. 83 i Superiores ngre siparin, premiera Teuta-Partizani!

9 Shtator 2021, 16:01 Nga DOSJA

TIRANE – Edicioni i ri i futbollit shqiptar është gati të nisë. Kampionati i 83-të Kombëtar i Kategorisë Superiore do të startojë me një superndeshje, e cila do të zhvillohet nesër, duke filluar që nga ora 19:45 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Përballë do të jenë kampionët në fuqi të Teutës, të cilët në rolit e “zotërve të shtëpisë” në Elbasan, do të presit të kuqtë e Partizanit, një nga rivalët e tyre më të ashpër gjatë sezonit të shkuar në garën për titullin.

Eshtë takimi i parë dhe shumë gjëra nuk mund të thuash për të dyja skuadra, përveç faktit që “Djemtë e detit” do të kërkojnë sërish të mbrojnë titullin e kampionit, ndërkohë që skuadra e “Demave” do të kërkojë ta rrëmbejë trofeun, që për pak i shpëtoi sezonin e shkuar.

Përpos të ardhurve të rinj dhe të larguarve gjatë merkatos së verës, trajneri i Teutës, shkodrani Edi Martini, vijon të mos ketë të disponueshëm sulmuesin Lorenco Vilën, teksa do të mbështet te fantazia e mesfushorit Sherif Kallakut për të ndërtuar manovrën sulmuese.

Ndryshime ka patur edhe në skuadrën e trajnerit Ilir Daja të Partizanit. Çastet e fundit te të kuqtë është afruar mesfushori i kombëtares, Ergys Kaçe, si dhe është rikthyer Esat Malës, apo Herald Marku, ndërkohë që Tedi Cara, Stenio Junior dhe Lucas Cardoso janë aty.

Në katër përballjet e sezonit të shkuar kryefjala ishin barazimet. Tre sfida u mbyllën në ekulibër, ndërsa në fazën e 4-ët Partizani fitoi në “Niko Dovana” me golin e Çinarit. Ndërkohë java e parë e Kampionatit të 83-të Kombëtar të Superiores, do të vijojë sipas këtij kalendari:

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “demave” djemte e detit edi martini kampionati i 83-të kombëtar i kategorisë superiore kampionët në fuqi të teutës në stadiumin “elbasan arena” të kuqtë e partizanit trajnerit ilir daja të partizanit “demave” djemte e detit edi martini kampionati i 83-të kombëtar i kategorisë superiore kampionët në fuqi të teutës në stadiumin “elbasan arena” të kuqtë e partizanit trajnerit ilir daja të partizanit

Sondazh

Poll