Sport

Presioni i ultrasve bën punë/ Milan detyrohet të ulë çmimet e biletave në Champions, ja komunikata e fundit

9 Shtator 2021, 16:43 Nga DOSJA

MILANO-Pas presionit të tifozëve të Milanit për çmimet e lartë të biletave në Champions League edhe premtimit të CEO-s së klubit, Ivan Gazidis për të rishikuar politikën e biletave, klubi i Milanit ka njoftuar shitjen e biletave për ndeshjen Milan-Atletico Madrid dhe ndryshimit në çmim duke filluar që nesër. Ulja e çmimit në të gjithë sektorët, veçanërisht për unazën e 3-të dhe të dytë: shkon nga 69 euro në 39, ndërsa në sektorin “Curva Nord” shkon nga 119 në 54.

“Duke filluar nga nesër, e premte, 10 Shtator, do të jetë e mundur të blini bileta për ndeshjen e parë në shtëpi të Milanit në Champions League, takim që do të luhet më datë 28 shtator.

Biletat do të jenë në shitje në internet në singletickets.acmilan.com dhe në Zyrën e Biletave të Casa Milan nga ora 12.00, me një listë të re të çmimeve të azhurnuar e cila – me një ulje të konsiderueshme të përgjithshme në çmimin mesatar – do të favorizojë më tej tifozët të marrin një biletë.” Ishte komunikata e klubit të Milanit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport champions league milan champions league milan

Sondazh

Poll