Sport

“Katar 2022”: Meksika ndalon në Panama, SHBA dhe Kanadaja fitojnë…

9 Shtator 2021, 10:31 Nga DOSJA
“Katar 2022”: Meksika ndalon në Panama, SHBA dhe Kanadaja

AMERIKA QENDRORE – Meksika nuk shkon përtej barazimit me Panamanë, SHBA bëjnë poker në Honduras, fiton pastër edhe Kanadaja. Në barazim ndahet edhe Kosta Rika me Xhamajkën.

Në ndeshjet e treta kualifikuese për Kupën e Botës për muajin shtator, në zonën e CONCACAF-it, Panamaja ndaloi Meksikën në 1-1, pasi kaloi në epërsi me Blackburn (28’). Në pjesën e dytë, vjen edhe përgjigja e miqve me anë të Corona (76’) që barazoi rezultatin.

Vjen edhe suksesi i parë për SHBA që mposhti Hondurasin 4-1 brenda në shtëpi. “Pokeri” u nënshkrua nga Robinson (48’), Pepi (75’), Aaronson (86’) dhe Lletget (90’+3).

Kanadaja mundi El Salvadorin 3-0 me golat e Hutchinson (6’), David (11’) dhe Buchanan (59’). Barazim 1-1, mes Kosta Rikës dhe Xhamajkës, ku Marin (3’) dhe Nicholson (47) shënuan respektivisht.

Pas këtyre ndeshjeve Meksika kryeson grupin me 7 pikë, SHBA, Kanadaja dhe Panamaja me nga 5, Kosta Rika, Honduras dhe El Salvador me nga 2 dhe Xhamajka me 1 pikë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport concacaf-it honduras kanadaja meksika panamanë shba concacaf-it honduras kanadaja meksika panamanë shba

Sondazh

Poll

Sport 9 Shtator 2021, 04:51

ELBASAN – Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për fitoren 5-0 ndaj San Marinos, e dyta pas asaj ndaj Hungarisë 1-0 të arri...