Sport

Anglia në gjunjë, fërshëllehet edhe në Varshavë. Reagon Lewandowski

9 Shtator 2021, 09:15 Nga DOSJA
Anglia në gjunjë, fërshëllehet edhe në Varshavë.

VARSHAVE – Anglia ‘u tall’ me rezultatin në minutën e 92-të, kur Szymanski barazoi rezultatin në 1-1 për Poloninë, duke zhvlerësuar golin e Kane, të shënuar në minutën e 72-të.

Por, në këtë ndeshje, lajmi i veçantë ishte ajo që ndodhi në fillim të kësaj ndeshjeje. Kur lojtarët anglezë u gjunjëzuan në shenjë solidariteti me lëvizjen ‘Black Lives Matter’, tifozët polakë që mbushnin stadiumin në Varshavë, nisën të fërshëllenin dhe të lëshonin britma.

Këto ishin të papranueshme edhe për disa lojtarë në fushë, si kapiteni Robert Lewandowski, i cili tregoi tifozëve me gisht fjalën “Respekt”, të shkruar në mëngën e fanellës së tij.

Edhe një herë, si në Budapest, “BBC” sërish ka nënvizuar dekurajimin e saj për sjelljen e tifozëve, por thirrjet dhe kërcënimet për masa ndëshkimore ndaj Budapestit dhe Varshavës duket se janë pak, ose aspak…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia black lives matter budapest fjalën “respekt” poloninë robert lewandowski anglia black lives matter budapest fjalën “respekt” poloninë robert lewandowski

Sondazh

Poll

Sport 9 Shtator 2021, 04:51

ELBASAN – Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për fitoren 5-0 ndaj San Marinos, e dyta pas asaj ndaj Hungarisë 1-0 të arri...