Aktualitet

Seanca ndaj Adriatik Llallës, Apeli shtyn vendimin më 22 shtator

9 Shtator 2021, 12:10 Nga DOSJA
Seanca ndaj Adriatik Llallës, Apeli shtyn vendimin më 22 shtator

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë më datë 22 shtaotr dhënien e vendimit për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Mësohet se pas 30 minutash mbyllje në dhomë këshillimi, trupa ka vendosur që më datë 22 të mblidhet sërish për Llallën.

Vetë ish-kryeprokurori mungoi sot pasi sipas avokatit Sokol Hazizaj është i shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Hazizaj kërkoi pafajësi për Llallën ose rikthimin për gjykim të çështjes sërish në Shkallën e Parë por me një tjetër trupë gjykuese.

Ndërkohë që në seancë ndodheshin edhe ndërkombëtarët, kryesisht të Ambasadës Amerikane.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla merret i pandehur adriatik llalla adriatik llalla merret i pandehur

Sondazh

Poll