Aktualitet

Ndezi zjarr në sipërfaqe me bimëse, procedohet penalisht 71-vjeçari në Vlorë

9 Shtator 2021, 10:47 Nga DOSJA
Ndezi zjarr në sipërfaqe me bimëse, procedohet penalisht

VLORË- Një 71-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë ditën e sotme pasi ka ndezur një zjarr në një sipërfaqe bimore. Pas ndezjes së zjarrit, flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke shkrumbuar një sipërfaqe me bimëse të ndryshme në fshatin Zvërnec. 71-vjeçari me iniciale P.B po procedohet në gjendje të lirë.

Njoftim i Plotë:

Vlorë/Dogji me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, procedohet penalisht autori i dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, bënë procedimin në gjendje të lirë të shtetasit P. B, 71 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr, për djegien e mbeturinave dhe si pasojë zjarri, ka dal jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me bimësi të ndryshme në fshatin Zvërnec.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet policia e vlores policia e vlores

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2021, 09:19

TIRANË– Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Mësohet se një 21-vjeç...