Aktualitet

Vinin muzikë pas orarit të lejuar! Policia procedon dy bashkëpronarët e lokalit në Himarë, nuk iu bindën urdhërit të po

9 Shtator 2021, 10:39 Nga DOSJA
Vinin muzikë pas orarit të lejuar! Policia procedon dy

VLORË– Policia ka proceduar penalisht dy bashkëpronarët e një lokali në Himarë. Procedimi i tyre u bë pasi ata kishin vendosur muzikë dhe pas orarit të lejuar në biznes.

Dy personat me inicialet A. G, dhe M. G, bashkëpronar të subjektit, nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje. Për këtë shkak, ndaj tyre është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Himarë/U konstatuan duke ushtruar aktivitet me muzikë pas orarit të lejuar dhe kundërshtuan mbylljen e muzikës duke mos iu bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë dhe procedohen penalisht 2 bashkëpronarët e subjektit. Në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e lokaleve që vijojnë organizimet me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, gjatë kontrolleve kanë konstatuar një subjekt në Himarë, i cili vijonte organizimin me muzikë pas orarit të përcaktuar. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, shtetasit: A. G, dhe M. G, bashkëpronar të subjektit, pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për mbylljen e muzikës, duke vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje; Gjithashtu, për subjektin është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët dhe pronarët e lokaleve që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet procedohen administratoret e lokalit ne himare procedohen administratoret e lokalit ne himare

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2021, 09:19

TIRANË– Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Mësohet se një 21-vjeç...

Aktualitet 9 Shtator 2021, 08:17

PATOS– Prindërit në fshatin Grizë kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë. Në ditën e tretë të protestës ata sërish bëjnë thirrje që shkolla të mos mbyllet e...