Aktualitet

Seanca ndaj Llallës, trupa gjykuese rrëzon të gjitha kërkesat e avokatit

9 Shtator 2021, 11:58 Nga DOSJA
Seanca ndaj Llallës, trupa gjykuese rrëzon të gjitha

TIRANË– Trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar të gjitha kërkesat e avokatit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Sokol Hazizaj. 30 minuta pasi u mbyll në Dhomën e Këshillimit, mësohet se trupa gjykuese e ka konsideruar të arsyeshme rrëzimin e të dyja kërkesave të avokatit të Llalës.

Sokol Hazizaj kërkoi pafajësi për Llallën ose rikthimin për gjykim të çështjes sërish në Shkallën e Parë por me një tjetër trupë gjykuese. Mungesën e vetë ish-kryeprokurorit, ai e justifikoi me anë të një akt-ekspertize, në të cilën shkruhej se Llalla ishte në gjendje të rëndë në spital, pasi vuan nga një sëmundje e parikuperueshme.

Në seancë ndodheshin edhe ndërkombëtarët, kryesisht të Ambasadës Amerikane. Ende nuk dihet nëse vendimi i formës së prerë do të shpallet sot.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla merret i pandehur adriatik llalla adriatik llalla merret i pandehur

Sondazh

Poll