Aktualitet

Rritja e çmimit të bukës, të moshuarit në Elbasan: Më pak ha, të kursej dhe nesër! Ha ‘abbastanza’ siç i thonë ita

9 Shtator 2021, 10:57 Nga DOSJA
Rritja e çmimit të bukës, të moshuarit në Elbasan:

ELBASAN–Të moshuarit në Elbasan janë shprehur se rritja e çmimit të bukës ka ndikuar shumë keq në buxhetin e tyre. Për ‘faxnews’ ata janë shprehur se tashmë hanë më pak në mënyrë që të kenë dhe për ditën tjetër. Të moshuarit thonë se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse ta blejnë bukën me atë çmim që është vendosur.

DEKLARATAT:

‘Për ne pensionistët është e papërballueshme. Unë s’km ca bëj, marr daullen i bie. Më pak ha, kam kam në bark, pse që të më kursejë dhe nesër. Ha ‘abastanca’ si i thonë italianët’

‘Ca do bëjnë shqiptarët, ul kokën dhe ik në shpi’.

Jemi të detyruar ta blejmë, a kemi zgjidhje tjetër? Do lejmë diçka tjetër dhe do blejmë bukën. Do hamë bukë me kripë, me domate dhe ullin se nuk kemi rrugëzgjidhje tjetër. Ku kemi shtet ne, është zero për çdo gjë. Jemi të pashpresë”– u shpreh njëra prej qytetarëve.

Një qytetar i moshuar: Do e blejmë bukën se skemi ku të shkojmë. Këtu është katastrofë e madhe për mua. Unë jam 72 vjeç. Më të prekurit nga rritja e çmimit janë pensionistët dhe invalidët.

Prej ditësh furrat po e shesin bukën me çmim deri në 10% më të lartë, ndërkohë që shoqata e Prodhuesve të Bukës deklaron se gjithçka ka ndodhur për shkak të rritjes së çmimit të miellit dhe produkteve të tjera. Ndërkohë që parashikohet se më këto ritme, rritja e çmimit mund të shkojë deri në 20%.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan rritja e cmimit te bukes elbasan rritja e cmimit te bukes

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Shtator 2021, 09:19

TIRANË– Pesë persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për vepra të ndryshme janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Mësohet se një 21-vjeç...