Sport

Italia, 37 ndeshje pa humbje, tani edhe në Brazil dorëzohen…

9 Shtator 2021, 05:52 Nga DOSJA
Italia, 37 ndeshje pa humbje, tani edhe në Brazil dorëzohen…

ITALI – Tani edhe në Brazil duhet ta pranojnë. Suksesi i 37-të i njëpasnjëshëm erdhi kundër Lituanisë dhe Italia ka hyrë përfundimisht në historinë e futbollit botëror. Rekordi, për të thënë të vërtetën, e kishte arritur edhe me barazimin kundër Zvicrës, i mjaftueshëm për të kapërcyer suksesin e Spanjës, kampionë të botës dhe Europës, por kishte edhe nga ata jashtë kontinentit që nuk ishin dakord.

Suksesi “azzurr” ka filluar më 10 tetor 2018, me një ndeshje miqësore 1-1 (nën kujdesin e FIFA-s dhe prandaj e vlefshme për numërimin) kundër Ukrainës. Në mes, miqësoreve, Ligës së Kombeve, kualifikueset e Kupës së Botës dhe Europës, si dhe “Euro 2020”, natyrisht kemi 29 fitore dhe 5 barazime të tjera, deri në fitoren në “Mapei Stadium” ndaj Lituanisë. Pra, në total, 30 fitore dhe 7 barazime!

Por në Amerikën e Jugut, disa media shkruan për një varg prej 36 ndeshjesh pa humbur të kombëtares së Brazilit, duke marrë parasysh edhe ndeshjen 2-2, më 27 shtator 1995 kundër Rumanisë B. Megjithatë, meqenëse nuk është një sfidë midis dy ekipeve kombëtare A, rregulloret e FIFA-s nuk e përcaktojnë si një ndeshje zyrtare. Gjithsesi tani, nuk ka më dyshime: Italia ka 37 ndeshje radhazi pa humbur…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 30 fitore dhe 7 barazime brazil italia në total suksesi i 37-të të kombëtares së brazilit 30 fitore dhe 7 barazime brazil italia në total suksesi i 37-të të kombëtares së brazilit

Sondazh

Poll

Sport 9 Shtator 2021, 04:51

ELBASAN – Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për fitoren 5-0 ndaj San Marinos, e dyta pas asaj ndaj Hungarisë 1-0 të arri...