Sport

“Broja-Uzuni, gjëja që më pëlqeu më shumë”, Reja komenton goleadën me San Marinon dhe barazimin e Polonisë:

8 Shtator 2021, 21:49 Nga DOSJA
“Broja-Uzuni, gjëja që më pëlqeu më

ELBASAN-“Nuk më pëlqeu që dikush bënte pasime me thembër, të vonohej manovra. Mua më pëlqen në 90 minuta të kesh ritëm të lartë, duhet luajtur, si kemi bërë në pjesën e parë”. Edoardo Reja e nis me kritika edhe pas 5-0 me të cilën kuqezinjtë mposhtën San Marinon në kualifikueset drejt Katar 2022, që e ngjiti Shqipërinë në vendin e dytë në Grupin I.

“6 pikët janë ato që kishim parashikuar dhe kemi thënë që nëse duhej të ishim konkurrues, duhej të fitonim këto ndeshje. Mendonim të bënim pikë në Poloni, por nuk ishim me fat. Ekipi po luan mirë, djemtë po besojnë dhe jemi një grup i mirë. Të rinjtë janë përgjigjur mirë, është Bajrami që na jep cilësi në mesfushë, është Broja që po pret gati, është lojtar i rëndësishëm”.

Zhgënjimin megjithatë Reja e mori në fund të ndeshjes dhe jo nga skuadra e tij: “Ishim në pankinë në 5-0 po më thoshin që fitonte Anglia, ishim të lumtur. Por pastaj erdhi një dush i ftohtë me golin në shtesë. Por nëse duam të vazhdojmë ëndrrën, duhet të mundim Poloninë këtu”.

Pas golit egoist me Hungarinë, Broja tregoi tani gjithë altruizmin e tij në këtë ndeshje, e kurorëzuar me dhuratën për Uzunin në golin e pestë: “Broja ishte shumë i aftë se u tregua altruist, se gjen lojtarët, nuk është se vetëm kërkon golin. Kjo më kënaq se ka treguar përulësi, di çfarë do të thotë një shok, të jesh bashkë, ai ta jep topin. Ashtu edhe Uzuni, më pëlqen kjo lloj sjellje, jo një egoist. Kjo është diçka e mirë, kur shoku është në pozicion më të mirë duhet të pasosh. Kjo është ndër gjërat më të mira të ndeshjes”, përundoi Reja.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport reja san marino shqiperia reja san marino shqiperia

Sondazh

Poll