Sport

“Big”-ët nuk gabojnë, mbyllet “fushata” e shtatorit për “Katar 2022”

9 Shtator 2021, 04:31 Nga DOSJA

ZVICER – Të mërkurën në mbrëmje, në Europë janë luajtur edhe ndeshjet e treta, 12 të fundit të “fushatës” së shtatorit për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”. Nuk pati surpriza, “të mëdhenjtë” treguan forcë dhe epërsi.

Anglia nuk shkon dot më shumë se barazimi 1-1 përballë Polonisë në Varshavë. Pas një pjese të parë pa gola, “Tre Luanët” do të kalonin në epërsi me Harry Kane (72’), por në minutat shtesë, Szymanski (90’+2) do të shënonte dhe fiksonte rezultatin e barabartë 1-1.

Pas dy barazimeve radhazi, Italia me plot mungesa fitoi 5-0 ndaj Lituanisë në grupin C. Gjithçka thuajse u zgjidh në pjesën e parë. Moise Kean (11’, 29’), Utkus (14’ autogol), Raspadori (24’) dhe Di Lorenzo (54’) ishin “heronjtë” e fitores së skuadrës së Mancinit.

Në grupin “J”, transferta e Gjermanisë ndaj Islandës, nuk qe aq e vështirë sa mendohej. “Panzerat” fituan 4-0, duke shënuar nga dy gola në çdo pjesë. Gnabry (4’) zhbllokoi ndeshjen, më pas Rudiger (24’), Sane (56’) dhe Werner (89’) do të fiksonin suksesin e tretë radhazi të skuadrës së tani udhëhiqet nga Hansi Flick.

Belgjika nuk do ta kishte të lehtë përballë Bjellorusisë, pasi do të arrinte të fitonte me rezultatin minimal 0-1, ku Praet (33’) ishte autori i golit të fitores.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia belgjika gjermanisë ndaj islandës italia katar 2022 polonisë në varshavë anglia belgjika gjermanisë ndaj islandës italia katar 2022 polonisë në varshavë

Sondazh

Poll