Sport

9 Shtator 2021, 04:51 Nga DOSJA

ELBASAN – Presidenti i FSHF-së, Armand Duka nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për fitoren 5-0 ndaj San Marinos, e dyta pas asaj ndaj Hungarisë 1-0 të arritur tri ditë më pare po në “Elbasan Arena”. Ai ka vlerësuar suksesin e arritur, ka falenderuar tifozët kuqezinj, që përherë e kanë mbështetur Kombëtares, si dhe ka kërkuar, që me “këmbë në tokë” të vazhdojmë kështu edhe përgjatë ndeshjeve të muajit tetor.

“Ishte shumë e rëndësishme, sepse nuk toleruam në asnjë çast pavarësisht diferencave që normalisht kishim me kundërshtarin, duke shënuar shumë gola treguam forcën tonë në sulm.

Jam i lumtur për fitoren dhe sidomos për disa risi dhe futbollistë fituam nga kjo ndeshje. Do të vazhdojmë me këtë ritëm dhe shpresojmë që me “këmbë në tokë” të marrim maksimumin nga dy ndeshjet e tetorit, që padyshim janë vendimtare për ecurinë tonë. Të gjithë jemi pranë kombëtares.

Një falënderim i veçantë u takon “të pazëvendësueshmëve”, tifozëve të Kombëtares, të cilët na kanë mbështetur si gjithmonë në këto ndeshje vendimtare. Dhe padyshim do të na mbështesin në të ardhmen,”- ka shkruar presidenti Armand Duka, në faqen e tij në Facebook.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport armand duka hungarisë presidenti i fshf-se san marinos armand duka hungarisë presidenti i fshf-se san marinos

Sondazh

Poll