Bota

Raporti ZYRTAR i tragjedisë në Tetovë! Shkon në 14 numri i viktimave, mes tyre nuk ka anëtarë të stafit mjekësor

9 Shtator 2021, 07:24 Nga DOSJA
Raporti ZYRTAR i tragjedisë në Tetovë! Shkon në 14 numri i

MAQEDONIA E VERIUT– Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë nëpërmjet një njoftimi për media, thotë se për kryerjen e hetimeve në lidhje me rastin tragjik në Tetovë janë angazhuar pesë prokurorë. Nga Prokuroria thonë se për momentin janë konfirmuar se ka 14 viktima, ndërsa në mesin e tyre nuk ka nga stafi mjekësor.

Në bashkëpunim me pjesëtarët e Ministrisë për Punë të Brendshme, inspektimi filloi menjëherë. Prokurorët kanë lëshuar urdhra autopsie dhe kanë identifikuar trupat e 14 personave të vdekur në zjarr, dhe po shqyrtojnë nëse ka të vdekur të tjerë”.

Disa nga të vdekurit do të kenë nevojë për analiza të ADN-së për të përcaktuar identitetin e tyre. Sipas informacioneve fillestare, nuk ka personel mjekësor në mesin e të vdekurve. Deri në orët e para të mëngjesit, prokurorët morën në pyetje stafin në spitalin modular për të përcaktuar shkakun e zjarrit”.

“Në të njëjtën kohë, u dha urdhër për të siguruar pamje të video-mbikëqyrjes brenda dhe përreth objektit. Inspektimi do të vazhdojë edhe sot, dhe prokurorët publik, së bashku me ekspertët e MPB-së, do të japin provat për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

TRAGJEDIA në Tetovë, zjarri në spitalin modulor dyshohet se u mori jetën 16 personave, të plagosurit janë dërguar në Shkup, godina kishte probleme në strukturë, askush nuk reagoi, Zaev: Do bëjmë drejtësi

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora tragjedia ne tetove tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll