Bota

Tragjedia në Tetovë/ 14 viktima nga zjarri në spitalin modulor, 12 shpëtojnë! Maqedonia e Veriut shpall 3 ditë zie kombët

9 Shtator 2021, 05:32 Nga DOSJA
Tragjedia në Tetovë/ 14 viktima nga zjarri në spitalin modulor,

MAQEDONI E VERIUT– Tetova është në zi pas zjarrit tragjik që iu mori jetën 14 personave ndërsa la të plagosur rëndë 12 të tjerë. Flakët që nisën rreth orës 21:00 dhe zgjatën për gati 2 orë mjaftuan që t’ju merrnin jetën 14 pacientëve që ishin të shtruar në repartin Covid të spitalit. 

Sot, një ditë më pas, në vendngjarje duken ende gjurmët e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit pohojnë për mediat tmerrin që panë me sytë e tyre. Jashtë godinës ndodhen dhjetëra persona që kërkojnë të afërmit e tyre pasi ende nuk është bërë identifikimi i viktimave, ndërsa pritet t’ju kryhet analiza e ADN. 

12 të plagosurit ndodhen në spitalin e Shkupit ku po marrin trajtim mjekësor. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën. Por çfarë ndodhi në spitalin modular të Tetovës? Mediat maqedonase raportojnë se në muajin prill në këtë spital, ka patur denoncime se probleme të shumta janë hasur në ndërtimin dhe strukturën e godinës, kryesisht në dysheme dhe në infrastukturë. Kompania që kishte marrë përsipër ndërtimin e godinës duhet të bënte rregullimet e nevojshme, ndërsa drejtuesit e saj janë marrë në pyetje.

Spitali modular ishte ndërtuar vetëm pak kohë më parë për trajtimin e të sëmurëve me COVID dhe materiali me të cilin ishte ndërtur u përfshi shumë lehtë nga flakët, ndërkohë që kishte dhe probleme të tjera në strukturë, për të cilën firma ndërtuese ishte vënë në dijeni. Por nuk veproi. Duke e lënë kështu funksional spitalin për të infektuarit nga pandemia.  Nga ana tjetër, “Free Press” shkruan se nuk bëhet fjalë për një shpërthim të bombolave ​​të oksigjenit, sepse në atë pjesë nuk ka cilindra, por vetëm një furnizim me oksigjen. E njëjta medie shkruan se javën e kaluar është njoftuar dy herë policia për probleme në këtë spital dhe se zona është mbajtur vazhdimisht nën kontrolle të policisë.

 

(f.g;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora tragjedia ne tetove zjarri ne spitalin e tetoves tragjedia ne tetove zjarri ne spitalin e tetoves

Sondazh

Poll