Bota

Zjarri në Tetovë, qeveria maqedonase mban sot seancë të jashtëzakonshme

9 Shtator 2021, 07:14 Nga DOSJA
Zjarri në Tetovë, qeveria maqedonase mban sot seancë të

MAQEDONI E VERIUT– Qeveria maqedonase ka lajmëruar se ditën e sotme do të mbajë seancë të jashtëzakonshme pas tragjedisë së një nate më parë.

Në orën 10:00 është caktuar mbledhja urgjente e qeverisë, në të cilën do të diskutohet për zjarrin në spitalin Covid në Tetovë. Këtë e konfirmoi kryeministri Zoran Zaev, i cili në dalje nga godina e Komunës së Tetovës deklaroi se sot do të mbaj mbledhje Qeveria.

Kemi caktuar mbledhje për në ora 10:00”,- tha Zaev.

Deri më tani janë konfirmuar 14 viktima nga zjarri që nisi mbrëmjen e djeshme në spitalin Covid në Tetovë. Pacientët që janë në spital duke u trajtuar aktualisht janë në gjendje stabël. Ende nuk dihet saktë se cila ishte arsyeja e nisjes së zjarrit masiv.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora mblidhet qeveria maqedonase 9 shtator 2021 tragjedia ne tetove mblidhet qeveria maqedonase 9 shtator 2021 tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll