Bota

Avokati i Hashim Thaçit kërkon shkarkimin e gjyqtarit italian të Gjykatës Speciale, akuza ndaj kryetares Trendafilovës për

9 Shtator 2021, 06:44 Nga DOSJA
Avokati i Hashim Thaçit kërkon shkarkimin e gjyqtarit italian

HAGË- Mbrojtja e ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkoi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Speciale, Emilio Gatti. Kjo kërkesë vjen pasi kryetarja e Speciales Ekaterina Trendafilova emëroi Gattin pas shkarkimit të Kai Ambos, gjyqtari që dha mundësinë e hetimit në liri të ish-presidentit.

Avokati i Thaçit ka shpjeguar si Jack Smith tërthorazi i ka bërë me dije Trendafilovës se Thaçi nuk duhet të lirohet sepse ndikon lehtësisht tek dëshmitarët. Del se Prokurorit të Specializuar i kanë shkuar 37 kërkesa nga dëshmitarët e mbrojtur që duan të zhvendosen nga vendet ku jetojnë aktualisht.

Ai (Smith) ka thënë se mbrojtja e Thaçit synon ta shtyjë procesin e gjykimit dhe ta fitojë lirimin me kusht bazuar në këtë, dhe çdo lloj lirimi i Thaçit e dëmton procesin, dëshmitarët do të frikësohen e kërcënohen nga ai dhe njerëzit e tij të besuar. Ai (Smith) ka thënë se lista e dëshmitarëve do të mbetet sekrete, ka thënë se janë bërë 37 kërkesa nga ta për t’u zhvendosur”– thuhet në Parashtresat e Gregory W. Kehoe, avokat i Hashim Thaçit

Këto janë arsye të mjaftueshme sipas mbrojtjes pse Ekaterina Trendafilova nuk është e pavarur. Këta në fund kërkuan që t’i lihet vendosja për shkarkimin e Emilio Gattit, Zëvendëspresidentit të Speciales. Ky kërkohet të formojë një panel tjetër që vlerëson pavarësinë e gjyqtarit që ky të mos vazhdojë të jetë pjesë e trupës së Apelit, ku aktualisht ndodhet lënda e ish presidentit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora ekaterina trendafilova emilio gatti hashim thaci kosova ne hage ekaterina trendafilova emilio gatti hashim thaci kosova ne hage

Sondazh

Poll