Bota

Tragjedia në Tetovë, Xhaferi: Jam i tmerruar nga lajmi i trishtueshëm për djegien e spitalit modular

9 Shtator 2021, 06:39 Nga DOSJA
Tragjedia në Tetovë, Xhaferi: Jam i tmerruar nga lajmi i

MAQEDONI E VERIUT-Kryeparlamentari Talat Xhaferi ka shprehur keqardhje për tragjedinë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tetovë. Ai u shpreh ngushëllimet familjarëve që humbën të afërmit e tyre në zjarrin që nisi mbrëmjen e djeshme. Xhaferi shkruan se mendimet dhe lutjet e tij janë për Tetovën.

Jam i tmerruar nga lajmi i trishtueshëm për djegien e spitalit modular në Tetovë ku humbën jetën qytetarë tanë të prekur nga pandemia e virusit KOVID-19. Ngushëllimet e mia për të gjithë ato që në këtë fatkeqësi të dhimbshme humbën jetën dhe të afërmit e vet, lutjet dhe mendimet e mia janë për Tetovën, me shpresë për rikuperim sa më të shpejtë nga kjo tragjedi”, tha Xhaferi.

TRAGJEDIA në Tetovë, zjarri në spitalin modulor dyshohet se u mori jetën 16 personave, të plagosurit janë dërguar në Shkup, godina kishte probleme në strukturë, askush nuk reagoi, Zaev: Do bëjmë drejtësi

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora talat xhaferi tragjedia ne tetove talat xhaferi tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll