Bota

TRAGJEDIA në spitalin e Tetovës! Ministri i shëndetësisë: Janë konfirmuar dhjetë të vdekur, numri mund të rritet

9 Shtator 2021, 06:21 Nga DOSJA
TRAGJEDIA në spitalin e Tetovës! Ministri i

MAQEDONI E VERIUT-  Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe përmes Twitter ka njoftuar se zyrtarisht ka 10 viktima nga tragjedia në Tetovë, por që numri i viktimave mund të rritet.

“Në Tetovë ka ndodhur një fatkeqësi që ka marrë shumë jetë. Për momentin janë konfirmuar dhjetë të vdekur nga zjarri, por numri mund të rritet”, ka shkruar mes tjerash Filipçe në Twitter.

Mirëpo në media raportohet se numri i viktimave ka shkuar deri në 16. Ende nuk dihet se sa është numri i saktë mirëpo në vendgjarje janë grupi hetimor, familjarët e personave që dyshohet se kanë humbur jetën, ambulanca dhe persona që janë ofruar për të dhënë ndihmë.

Ngjarja e rëndë ka bërë bërë bujë në të gjithë rajonin. Kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehën ngushëllimet.

TRAGJEDIA në Tetovë, zjarri në spitalin modulor dyshohet se u mori jetën 16 personave, të plagosurit janë dërguar në Shkup, godina kishte probleme në strukturë, askush nuk reagoi, Zaev: Do bëjmë drejtësi

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora tragjedia ne tetove venko filipçe tragjedia ne tetove venko filipçe

Sondazh

Poll