Bota

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti: Me Tetovën dhe me tetovarët sonte në këtë natë plot ankth dhe dhimbje, kërkojmë hetim të

9 Shtator 2021, 00:07 Nga DOSJA
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti: Me Tetovën dhe me tetovarët sonte

TETOVË- Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sonte ka qëndruar në Tetovë pranë qytetarëve, pas tragjedisë që ndodhi në spitalin Covid, ku deri tani janë konfirmuar dhjetra viktima. Ali Ahmeti në rrjetin social ka shkruar se sonte jam me Tetovën dhe me tetovarët në këtë natë plot ankth dhe dhimbje, dhe se kërkon hetim të plotë.

“Me Tetovën dhe me tetovarët sonte në këtë natë plot ankth dhe dhimbje. Takova kryetaren Teuta Arifi, kryeministrin, ministra, por edhe prokurorin publik të shtetit, bashkë me policinë dhe stafin mjekësor. Kërkojmë me këmbëngulje hetim të plotë, të thellë dhe të shpejtë rreth shkaqeve që shkaktuan kaq dhimbje për të gjithë ne. Sonte jam pranë familjeve të viktimave dhe ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, ndërsa të lënduarit uroj të shërohen shpejt”, shkruan Ali Ahmeti.

LAJMI KRYESOR: Tragjedi në Maqedoninë e Veriut! Shkrumbohet nga flakët spitali COVID-19 në Tetovë, 16 viktima dhe 9 të lënduar rëndë (PAMJET e FRIKSHME)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti tragjedia ne tetove ali ahmeti tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll