Bota

U akuzua se vodhi miliona dollarë ditën kur u arratis nga Kabuli, ish-presidenti i Afganistanit kërkon falje

8 Shtator 2021, 19:15 Nga DOSJA
U akuzua se vodhi miliona dollarë ditën kur u arratis nga Kabuli,

ARABI- Ish-residenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, i cili u arratis nga vendi i tij, për në Emiratet e Bashkuara, i kërkoi falje popullit afgan dhe tha se ishte larguar për t’u siguruar paqen dhe për të evituar konflikte të përgjakshme.

Mediat botërore kanë bërë me dije se ai mohoi pretendimet që  gjatë largimit të tij kishte marrë me vete dhjetëra miliona dollarë.

“Të braktisja Kabulin ishte vendimi më i vështirë që kam marrë në jetë, por mendoj se ishte mënyra e vetme për ndalur armët dhe për të shpëtuar 6 milion banorët e qytetit. Është thellësisht e dhimbshme për mua,” ka thënë Ghani.

“Nuk është ende momenti i duhur për të diskutuar arsyet të cilat më drejtuan të lija Kabulin, ndaj do t’i bëj të ditura së shpejti. Tani më duhet të sqaroj akuzat e pabaza, se kur u largova nga vendi, mora me vete miliona dollarë që i përkisnin popullit afgan. Këto akuza janë plotësisht dhe kategorikisht të rreme. Korrupsioni ka qenë një problem, i cili e ka dëmtuar shtetin për dekada me rradhë dhe lufta ndaj tij ka qenë fokusi im kryesor gjatë gjithë presidencës time,” sqaroi ai.

Ish-presidenti afgan u largua nga Kabuli ditën që talebanët morën pushtetin. Ai u akuzua nga një zëdhënës i mbasadës ruse në Kabul, se kishte marrë me vete edhe 169 milionë dollarë, që sipas tij, nuk arriti t’i transportonte dot të gjitha.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ish presidenti afgan kerkon falje ish presidenti afgan kerkon falje

Sondazh

Poll