Bota

Kaloi aty vitet e fundit të jetës, rrezikon shembjen vila luksoze e Al Capone-s

8 Shtator 2021, 18:32 Nga DOSJA
Kaloi aty vitet e fundit të jetës, rrezikon shembjen vila luksoze e Al

SHBA– Shtëpia luksoze, në Florida e famëkeqit Al Capone, rrezikon shembjen. Zhvilluesit e pasurive të paluajtshme, të cilët kanë blerë pronën, thonë se ndërtesa ka probleme strukturore dhe nuk ja vlen të ruhet, pasi është trashëgimia e Capones.

Shtëpia luksoze në ‘Palm Island’, u ble nga Capone për 40.000 dollarë në vitin 1928. Ai kaloi shumë vite aty duke u fshehur nga armiqtë, përfshirë ditët e fundit të jetës. Në rininë e tij nuk kurseu as festat e çmendura.

Capone, i njohur ndryshe me nofkën Scarface, vdiq në këtë shtëpi në vitin 1947 nga një sulm në zemër.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota vendoset shembja e viles se al capones vendoset shembja e viles se al capones

Sondazh

Poll

Bota 8 Shtator 2021, 15:33

UKRAINË– Forcat e sigurisë “prishën” qetësinë e mëngjesit në Minsk, duke arrestuar 32 mercenarë rusë. Më pak se dy javë para zgjedhjeve p...