Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti i prerë: Nuk mund të ketë marrëveshje kur familjarët e të vdekurve nuk dinë ku i kanë eshtr
8 Shtator 2021, 16:39Nga DOSJA
PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para mediave për takimin që zëvendësi i tij Besnik Bislimi ka pasur me delegacionin serb në Bruksel të udhëhequr nga Petar Petkoviç i ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak. Në fjalën e tij, Kurti ka thënë se në dialogun me Serbinë, çështja e të pagjeturve është temë e cila nuk mund të presë.
“Unë jam informuar nga profesori Bislimi për takimet përgatitore të një dialogu që do të ketë një kapitull të ri, veç se ekziston një çështje që nuk mund të prej e kjo është çështja e të pagjeturve. Bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi ka udhëtuar edhe udhëheqësi i delegacionit dhe komisionit për të pagjeturit Andin Hoti. Nuk mund të presim marrëveshje gjithëpërfshirëse me njohje reciproke me Serbinë kur janë në pyetje familjarët e 1630 qytetarëve të Kosovës që janë të pikëlluar që nuk i kanë më të dashurit e tyre edhe 22 vite më vonë, ku më e keqja nuk e dinë ku janë ata e edhe nëse e dinë që janë të vdekur nuk i kanë eshtrat e tyre”, u shpreh Kurti.
Po ashtu, kryeministri Kurti tha se për çështje tjera kanë dhënë propozimet të cilat nuk janë pranuar.
“Mund të hapen tema tjera mes Kosovës dhe Brukselit por jo mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Kurti.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011, proces i cili ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve. Kosova ende vazhdon të kërkojë 1.630 persona të zhdukur gjatë luftës, duke u bërë një prej temave kryesore të dialogut.
Shtetet e Bashkuara thonë se po analizojnë njoftimin e talebanëve për një qeveri të përkohëshme në Afganistan dhe se “e kanë bërë të qartë qëndrimin se populli ...
PRISHTINË– Tre liderët e partive opozitare, Ramush Haradinaj, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi, janë takuar so për të diskutuar lidhur me zgjedhje...
BRITANI E MADHE- Kaos absolut në Kidderminster të Anglisë, ku zjarri ka shpërthyer në një fabrikë të vjetër. Pamjet nga zjarri dhe nga shtëllungat e tymit kanë ...
Bota 8 Shtator 2021, 15:33
UKRAINË– Forcat e sigurisë “prishën” qetësinë e mëngjesit në Minsk, duke arrestuar 32 mercenarë rusë. Më pak se dy javë para zgjedhjeve p...
GREQI– Ishulli i Rodosit është tronditur nga raportimi i një të miture për tentativë përdhunimi nga partneri i nënës së saj! Sipas mediave greke, 28-vjeç...
BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka shkruar se kanë shumë punë përpara për marrëveshjen mes dy vendeve. Me anë të nj...
BRUKSEL- Drejtori i zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, deklaroi sot se gjatë dialogut teknik midis delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, ...
PODGORICË– Sjellja e zv.kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviç ditën e kurorëzimit të kreut të Kishës serbe në Cet...