A do shtyhen zgjedhjet lokale? Mblidhet opozita – takohen Haradinaj, Abdixhiku e Krasniqi, diskutojnë për shkurtimin e fusha
8 Shtator 2021, 15:56Nga DOSJA
PRISHTINË– Tre liderët e partive opozitare, Ramush Haradinaj, Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi, janë takuar so për të diskutuar lidhur me zgjedhjet lokale. Takimi i tyre është zhvilluar disa ditë pasi nga ana e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje është konsideruar mundësia për shtyrjen e zgjedhjeve lokale për shkak të situatës me COVID-19.
Kjo ide është shprehur për herë të parë nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili tha se po të pyetej ai, do t’i shtynte zgjedhjet, për shkak të numrit të madh të rasteve pozitive me koronavirus dhe vdekjeve. Por, kjo ide e Konjufcës është kundërshtuar nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Si opsion për të mos rënduar situatën me COVID në Kosovë, tri partitë opozitare kanë kërkuar që fushata elektorale për zgjedhjet në komuna të shkurtohet. Kryetari i LDK-së ka kërkuar që fushata të zgjasë vetëm 10 ditë, ndërsa Haradinaj ka shkuar edhe më tej, duke u mjaftuar edhe me 5 ditë. Ndëkohë që kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ende nuk është deklaruar rreth kësaj çështjeje.
Zgjedhjet lokale parashihet të mbahen më 17 tetor të këtij viti, ndërkohë që palët kanë nisur me zyrtarizimin e figurave që do të garojnë. Por këto nuk do të jenë të parat zgjedhje në kohë pandemie, pasi edhe vjet Kosova më 14 shkurt zgjodhi qeverinë.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BRITANI E MADHE- Kaos absolut në Kidderminster të Anglisë, ku zjarri ka shpërthyer në një fabrikë të vjetër. Pamjet nga zjarri dhe nga shtëllungat e tymit kanë ...
Bota 8 Shtator 2021, 15:33
UKRAINË– Forcat e sigurisë “prishën” qetësinë e mëngjesit në Minsk, duke arrestuar 32 mercenarë rusë. Më pak se dy javë para zgjedhjeve p...
GREQI– Ishulli i Rodosit është tronditur nga raportimi i një të miture për tentativë përdhunimi nga partneri i nënës së saj! Sipas mediave greke, 28-vjeç...
BRUKSEL- I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak ka shkruar se kanë shumë punë përpara për marrëveshjen mes dy vendeve. Me anë të nj...
BRUKSEL- Drejtori i zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, deklaroi sot se gjatë dialogut teknik midis delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, ...
PODGORICË– Sjellja e zv.kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm të Malit të Zi, Dritan Abazoviç ditën e kurorëzimit të kreut të Kishës serbe në Cet...
GREQI– Gjyshi i reperit Mad Clip ka bërë disa zbulime tronditëse gjatë një prononcimi për emisionet greke, duke u ankuar se sende me vlerë të madhe monetare ish...