Bota

“E ka gëlltitur të gjithë telefonin”/ Rasti i ÇUDITSHËM në Kosovë përmendet në emisionin amerikan, shokohet moderat

8 Shtator 2021, 18:01 Nga DOSJA
“E ka gëlltitur të gjithë telefonin”/ Rasti i

SHBA- Një lajm i çuditshëm që ka ndodhur javën që shkoi në Kosovë ka bërë xhiron e botës duke përfunduar edhe në emisionin e njohur “The Late Late Show with James Corden”.  Corden i ka kushtuar një segment të tërë këtij lajmi jo fort të zakonshëm, duke ngritur dyshime lidhur me shkakun që mund të ketë pasur i riu, 33 vjeç, për të gëlltirur telefonin Nokia. 

“Kalojmë në Kosovë ku kirurgët kanë arritur të largojnë nga trupi i një njeriu telefonin Nokia. Është e vërtetë, shikoni pamjet X-ray. Mendoj që është shtyrë nga një shok, e i ka thënë unë do ta gëlltis, ti më merr që ta shohim nëse dridhet akoma,”- thotë Corden në emisionin e tij.

Telefoni iu hoq nga stomaku pa operacion, pasi ‘Nokia’ i ishte ndarë në tre pjesë. Doktori që realizoi ndërhyrjen kirurgjikale, Skënder Telaku, tha për se rreziku kryesor ishte bateria, e cila mund të shpërthente.

(km/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora i riu gelltit telefonin nokia james corden kosove i riu gelltit telefonin nokia james corden kosove

Sondazh

Poll

Bota 8 Shtator 2021, 15:33

UKRAINË– Forcat e sigurisë “prishën” qetësinë e mëngjesit në Minsk, duke arrestuar 32 mercenarë rusë. Më pak se dy javë para zgjedhjeve p...