Bota

U mohuan të drejtat gjatë Luftës së Dytë Botërore, qeveria e Sllovakisë kërkon falje për ligjet kundër hebrenjve

8 Shtator 2021, 18:18 Nga DOSJA
U mohuan të drejtat gjatë Luftës së Dytë Botërore,

SLLOVAKI– Qeveria e Sllovakisë ka kërkuar falje për legjislacionin e Luftës së Dytë Botërore që, u ka mohuar të drejtat hebrenjve në këtë shtet.

Duke shënuar përvjetorin e 80-të të “Kodit të Hebrenjve”, të miratuar më 9 shtator të vitit 1941, Qeveria ka thënë përmes një deklarate se “ndjen obligim moral që të shprehë pikëllim për krimet e kryera nga regjimi i kaluar”.

Kodi u ka parandaluar hebrenjve qasjen në edukim dhe ka autorizuar bartjen e pronave të tyre te pronarët që nuk kanë qenë hebrenj.

Qeveria ka thënë se ky përvjetor është mundësi për të kujtuar krimet kundër hebrenjve sllovakë.

Sllovakia ka bashkëpunuar me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky vend ka dërguar rreth 70,000 qytetarë të saj hebrenj në kampe përqendrimi, ku shumica prej tyre kanë vdekur më pas aty.

Ky Kod konsiderohet të ketë qenë ndër më të ashprit kundër hebrenjve në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore./Marrë nga Radio Evropa e Lirë.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota ligjet kunder hebrenjve sllovakia kerkon falje ligjet kunder hebrenjve sllovakia kerkon falje

Sondazh

Poll

Bota 8 Shtator 2021, 15:33

UKRAINË– Forcat e sigurisë “prishën” qetësinë e mëngjesit në Minsk, duke arrestuar 32 mercenarë rusë. Më pak se dy javë para zgjedhjeve p...