Aktualitet

Vrau bashkëfshatarin se i qëlloi me shpullë djalin, merret vendimi për zjarrfikësin në Tropojë

8 Shtator 2021, 16:30 Nga DOSJA
Vrau bashkëfshatarin se i qëlloi me shpullë djalin, merret

TROPOJË– Altin Ismajlfufi është lënë në burg nga Gjykata e Tropojës, katër ditë pasi vrau me pistoletë bashkëfshatarin e tij Isat Goçajn.

Në seancën e sotme para togave të zeza ka deklaruar se vazhdimisht kishin pasur përplasje dhe ditën kur ndodhi edhe ngjarje e rëndë, viktima kishte qëlluar me shuplakë nënën dhe djalin e tij brenda banesës së tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 4 shtator në orën 15:30 në fshatin Çerem të Tropojës. Isat Goçaj kishte shkuar në banesën e zjarrfikësit Astrit Ismajlisufaj, ku fillimisht u përball me nënën e tij, të cilën e ka shtyrë me dhunë në tentativë për të hyrë brenda banesës.

Pasi ka dalë në oborr dhe ka parë nënën të shtrirë në tokë, zjarrfikësi Astrit Ismailisufi i ka kërkuar Goçajt që të largohet, por ky i fundit vijonte të kërkonte llogari për sherrin e nisur më herët. Në konflikt e sipër, Ismailisufi ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar 49-vjeçarin, duke e lënë të vdekur. Dy familjet kishin qenë në konflikt për një sipërfaqe toke për të cilën kishin pretendime pronësie. Ismajlfufi u dorëzua në polici 3 orë pas ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet altin ismailisufi isat gocaj vritet isat gocaj altin ismailisufi isat gocaj vritet isat gocaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Shtator 2021, 13:54

Zjarr në Fier, digjen sipërfaqe me ullinj

FIER- Zjarret në Shqipëri po shtohen sërish. Mësohet se një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në një sipërfaqe me ullinj në Levan të Fierit.Zjarri në këtë...