Bota

Dialogu Kosovë-Serbi! Mbyllen bisedimet dyditore mes të deleguarve në Bruksel, Bislimi: NUK do të ketë takim midis Kurtit d

8 Shtator 2021, 10:18 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi! Mbyllen bisedimet dyditore mes të deleguarve

KOSOVË- Ka përfunduar sot takimi dyditor midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i cili nuk ka mundur të bëj hapa para.

Delegacioni i Kosovës i kryesuar nga zv/kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi së bashku me delegacionin e Serbisë e kryesuar nga drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç zhvilluan takime sot me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Ky i fundit pas takimit u shpreh se ka shumë punë për të bërë mes dy palëve

Në përfundim të takimin Besnik Bislimi konfirmoi se nuk do të ketë një takim të mëtejshëm të rangut më të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Nuk ka përparim të mjaftueshëm të prekshëm për të organizuar një takim të udhëheqësve”- u shpreh Bislimi.

Ndërsa nga ana tjetër Petkoviç është shprehur se Bislimi u largua dhe nuk preku asnjë nga temat që ishin në tryezë për bisedim. Ai gjithashtu shtoi se varret e të zhdukurve duhet të gjenden, pasi familjarët kanë të drejtë t’i varrosin ata.

Më 7 shtator, delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi ka diskutuar me BE-në për temën e të pagjeturve, energjetikës, targave të veturave dhe për vizitat zyrtare, pasi Prishtina zyrtare ia ndaloi hyrjen shefit të delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç

Pavarësisht se nuk kishin arritur një rend dite u mbajt edhe takimi i sotëm ku si temë diskutimi ka qenë vetëm çështja e të zhdukurve.

Raundi i fundit në nivel të lartë është zhvilluar më 19 korrik, por nuk arriti të kishte rezultate, madje përfundoi në akuza dhe kundër-akuza midis presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit kosovar, Albin Kurti.

(I.A/d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni besnik bislimi dialogu kosove-serbi miroslav lajčák petar petkoviç besnik bislimi dialogu kosove-serbi miroslav lajčák petar petkoviç

Sondazh

Poll