Bota

Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ hedh shortin për renditjen e subjekteve politike, numrat nga 101 deri në 189

8 Shtator 2021, 09:47 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Kosovë, KQZ hedh shortin për renditjen e

KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 17 tetor 2021. Telegrafi shkruan se numrat që janë tërhequr kanë filluar nga 101 deri në 189. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi në fjalën e tij tha se në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor rol të madh luajnë edhe subjektet politike.

“Zgjedhjet e lira demokratike duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi duhet të jenë qëllimi i jonë i përbashkët. Duhet të tregojmë shembullin tonë në organizimin e lirë dhe demokratik të këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Radoniqi.

Renditja e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet lokale:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)- 121

Lëvizja Vetëvendosje (LVV)- 144

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)- 177

Nisma Socialdemokrate- 119

Aleanca Kosova e Re (AKR)- 149

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)- 160

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen në 17 tetor. Mbajtja e zgjedhjeve pritet që t’i shkaktojnë shtetit një humbje prej 7.8 milion euro.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni zgjedhjet lokale ne kosove zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll