Bota

Vendimi historik në Meksikë, gjykata dekriminalizon abortin, parandalon që gratë të ndiqen penalisht

8 Shtator 2021, 09:14 Nga DOSJA
Vendimi historik në Meksikë, gjykata dekriminalizon abortin,

MEKSIKË- Gjykata Supreme e Meksikës ka vendosur se dënimet penale për ndërprerjen e shtatzënisë janë antikushtetuese. Vendimi vlen për shtetin verior të Coahuila i cili parandalon që gratë të ndiqen penalisht për abort.

Sipas BBC, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Luis Maria Aguilar e përshkroi masën si një “hap historik për të drejtat e grave”. Të martën, gjykata urdhëroi shtetin e Coahuila të heqë sanksionet për abortin nga kodi i tij penal.

Një burim gjyqësor tha se vendimi do të prekë të gjithë Meksikën, duke i lejuar gratë në shtetet ku aborti është i kriminalizuar t’i nënshtrohen procedurës me urdhër të gjyqtarit.

Vendimi për të dekriminalizuar abortin në atë që është kombi i dytë më i madh katolik i Amerikës Latine mund të duket befasues. Aktualisht, aborti është i ligjshëm vetëm në një pjesë të vogël të shteteve, përveç rasteve të përdhunimit ose kur jeta e nënës është në rrezik.

Vendimi ka të ngjarë të zemërojë politikanët më konservatorë në Meksikë dhe Kishën Katolike. Sidoqoftë, ndikimi i kishës është zvogëluar vitet e fundit dhe qeveria e konsideron veten laike.

Coahuila kufizohet me shtetin amerikan të Teksasit, ku gjykata supreme lejoi një ligj shtetëror që ndalon të gjitha aborted pas javës së gjashtë të shtatzanisë. Vendimi mund të hapë rrugë për njerëzit nga Teksasi që kërkojnë aborte ligjore.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aborti ne meksike luis maria aguilar aborti ne meksike luis maria aguilar

Sondazh

Poll