Bota

Dhënia e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid, Vitia: Do fillojmë vitin tjetër

8 Shtator 2021, 10:10 Nga DOSJA
Dhënia e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid,

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Arben Vitia ka njoftuiar ditën e sotme se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka propozuar që të ketë në konsideratë dhënien e dozës së tretë të vaksinës anti-Covid. Gazeta Ekspress shkruan se sipas Vitias, kanë filluar negocimin me kompanitë prodhuese për sigurimin e 1 milion vaksinave shtesë për këtë gjë për vitin e ardhshëm.

“Do të kemi në konsideratë edhe administrimin e dozës së tretë sipas rekomandimeve të fundit që na kanë ardh nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, kurdo që shihet kjo e domosdoshme, sidomos kjo vlen për grupet më të ndjeshme të popullatës. Grupi negociues në Ministrinë e Shëndetësisë ka filluar negocimin me kompanitë prodhuese për sigurimin edhe të 1 milion vaksinave tjera për këtë gjë për vitin tjetër”, ka thënë ai.

Vitia ka thënë se gjatë kësaj jave pritet që numri i vaksinave të administruara të shkoj në 1 milion. Derisa ka treguar se rreth 4 mijë vaksina janë administruar te gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse.

“Derit ani janë administruar rreth 4 mijë doza te gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse. Gjatë kësaj jave pritet të arrijmë numrin prej 1 milion dozave të administruara kundër COVID-19. Në Kosovë, procesi i vaksinimit ka përfshirë personat mbi 16 vjeç tani siç jeni informuar sikurse edhe fëmijët e moshës 12-15 vjeçare me indikacione mjekësore apo imunitet të komprometuar. Në mënyrë të veçantë i bëjmë thirrje të rinjve, sidomos shtatzënave dhe nënave gjidhënëse që të vaksinohen sepse tani më ka dëshmi të mjaftueshme shkencore”, ka thënë ai.

Kosova gjatë kohëve të fundit po përballet me rritje të infektimeve ditore si edhe me rritje të fataliteteve. Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 28 raste të vdekjes. Nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë shënuar 2,685 raste të vdekjeve nga Covid.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni arben vitia ikpsh arben vitia ikpsh

Sondazh

Poll