Bota

Tragjedi në Kosovë/ Dy fëmijë humbin jetën të bllokuar në një dhomë pasi zjarri përfshiu shtëpinë në Gjakovë

8 Shtator 2021, 08:49 Nga DOSJA
Tragjedi në Kosovë/ Dy fëmijë humbin jetën të

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Ujz të Gjakovës, ku një shtëpi është përfshirë nga zjarri ku dhe dyshohet se kanë humbur jetën dy të mitur.

Policia ka konfirmuar se zjarri është ende i pashuar, teksa në një nga dhomat e shtëpisë dy katëshe dyshohet se kanë qenë dy fëmijë 10-13 vjeç, djem të axhës mes vete.

Lumni Graishta, drejtor në Policinë Rajonale të Gjakovës, tha se për të miturit po presin konstatimin e mjekut.

Presim konstatimin e mjekut, zjarri është në zhvillim e sipër. Fëmijët janë të gjinisë mashkullore, 10-13 vjeç”, tha Graishta.

Në vend ngjarje është policia, zjarrëfikësit dhe mjekësia ligjore. Nuk dihen shkaqet e zjarrit.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora  lumni  graishta zjarr ne gjakove  lumni  graishta zjarr ne gjakove

Sondazh

Poll