Aktualitet

Kishte vjedhur një makinë në Kavajë, ndalohet 29-vjeçari në Lezhë, nxirret nga ‘Volkswagen’, policia i vendos prangat

8 Shtator 2021, 09:38 Nga DOSJA
Kishte vjedhur një makinë në Kavajë, ndalohet

LEZHË– Policia ka mundur të arrestojë në Lezhë një 29-vjeçar i cili ishte i shpallur në kërkim për vjedhje. I riu me inicialet E.D, ishte i shpallur në kërkim pasi në fshatin Vorrozen në Kavajë në bashkëpunim me D.B., i arrestuar më parë, dyshohet të kenë vjedhur një mjet. Ai u ndalua ditën e sotme teksa ishte në mjetin e tij tip ‘Volksëagen’ në vendin e quajtur “Ura e Matit “, Milot.


NJOFTIMI I POLICISE:

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë.Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore 29-vjeçari, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas në kërkim po lëvizte me mjet në drejtim të Lezhës, Policia Rrugore e Lezhës ka mirëorganizuar punën duke bërë të mundur që në vendin e quajtur “Ura e Matit “, Milot , bllokimin e mjetit tip “Volkswagen “, si dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin:E.D., 29 vjeç, banues në Mirditë.Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim , pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.Më datë 06.07.2021, në fshatin Vorrozen, Kavajë shtetasi E.D., në bashkëpunim me shtetasin D.B., i arrestuar më parë, dyshohet të kenë vjedhur mjetin shtetasit S.B., banues në Kavajë.Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës do të kryhen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne lezhe lezhe arrestim ne lezhe lezhe

Sondazh

Poll