Aktualitet

Rrëmbyen për dy orë 25-vjeçarin në Fier! Arrestohen autorët, dhunuan dhe i hoqën lirinë, policia në kërkim të bashkë

8 Shtator 2021, 09:23 Nga DOSJA
Rrëmbyen për dy orë 25-vjeçarin në Fier! Arrestohen

FIER– Erjon Agalliu dhe Arben Bleta kanë rrëmbyer një 25-vjeçar në Fier. Këto persona në bashkëpunim me një person tjetër, dhunuan fizikisht e më pas i hoqën lirinë për dy orë një të riu me inicialet A.R. Policia ka bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve dhe po punojnë për kapjen e autorit të tretë.

NJOFTIMI I POLICISË:

I hoqën për dy orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 25- vjeçarit, kapen dhe vihen në pranga dy prej autorëve, shpallet në kërkim autori i tretë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasve E. A., 42 vjeç dhe A. B., 54 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin B. A., 40 vjeç, banues në Fier.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe i kanë hequr lirinë në mënyrë të paligjshme për rreth dy orë shtetasit A. R., 25 vjeç, banues në Fier.Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e dy autorëve dhe po punojnë për kapjen e autorit të tretë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” e kryer në bashkëpunim.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arben bleta erjon agalliu rrembim ne fier arben bleta erjon agalliu rrembim ne fier

Sondazh

Poll