Politike

ZYRTARISHT! Aleatët e Bashës mblidhen këtë pasdite për të krijuar grupin e ri parlamentar, Shpëtim Idrizi, i vetmi që nu

8 Shtator 2021, 09:38 Nga DOSJA
ZYRTARISHT! Aleatët e Bashës mblidhen këtë pasdite për

TIRANË– Aleatët e kryedemokratit Lulzim Basha kanë vendosur të krijojnë grupin e tyre parlamentar. Mësohet se kreu i Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i Partise Agrare Ambientaliste Agron Duka dhe kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule do të mblidhen këtë pasdite në orën 18:00 për të diskutuar rreth kësaj çështjeje.

Nuk dihet ende vendi i takimit, por pas nisjes së mbledhjes pritet të zbardhen dhe detajet për mënyrën se si aleatët e Bashës kanë vendousr të hyjnë në Kuvend. I vetmi që nuk e ka konfirmuar ende prezencën në këtë mbledhje është Shpëtim Idrizi, kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

Vetë kreu i LZHK-së Dashamir Shehi është shprehur se kjo nuk është një ndarje nga kryedemokrati Basha me të cilin u futën në zgjedhjet e 25 prillit, por një taktikë për të siguruar më shumë kohë për të folur në Kuvend. Kreu i PD-së Lulzim Basha nuk është shprehur publikisht në lidhje me këtë çështje.  Kuvendi pritet të mblidhet më 10 shtator, ditën e premte.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike grupi parlamentar i aleateve te pd grupi parlamentar i aleateve te pd

Sondazh

Poll