Politike

Meta dekreton emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Luan Përzhita

8 Shtator 2021, 08:30 Nga DOSJA
Meta dekreton emërimin e Rektorit të Akademisë së Studimeve

TIRANË– Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Prof. Dr. Luan Përzhita, Rektor të Studimeve Albanologjike. Me anë të një ceremonie solemne, të organizuar sot në institucionin e Kreut të Shtetit, në prani të Ministres të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, të akademikëve dhe personaliteteve të shkencave albanologjike, Meta i dorëzoi dekretin e emërimit Prof. Luan Përzhitës, duke i uruar suksese në detyrën e lartë dhe të rëndësishme.

Meta thekson rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të shkencës të Albanologjisë, që ka patur një rol thelbësor dhe të jashtëzakonshëm në konsolidimin e kombit shqiptar, si dhe në lindjen dhe formimin e shtetit shqiptar.

Meta u shpreh se mbështetja më thelbësore dhe me vizion e shkencave albanologjike është jetike për forcimin e rrënjëve dhe identitetit tonë kombëtar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll