Politike

“Do blihen nga Edi Rama?”/ Dashamir Shehi i jep mesazhin kryeministrit: Jo, jo, mo jo! Ka akoma burra që nuk shiten

7 Shtator 2021, 20:16 Nga DOSJA
“Do blihen nga Edi Rama?”/ Dashamir Shehi i jep mesazhin

TIRANË– Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka përcjellë një mesazh për kryeministrin Edi Rama. I ftuar në emisionin “A show”, ai ka adresuar komentet se grupi i parlamentar që po negociohet që të krijohet nga aleatët e Partisë Demokratike, do të “blihet” nga kreu i qeverisë. Ai tha shkurt se ka ende politikanë që nuk mund të blihen.

PJESË NGA EMISIONI: 

Adi Krasta: A do ishit gati që të bënit bashkëpunim me disa emra për të cilët jeni treguar të ashpër. Përshembull Mediu? Jeni treguar shumë i ashpër për disa nga ato emra.
Dashamir Shehi: Ore të gjithë këto që janë. Unë po të them ty që grupi parlamentar nuk është një gjë. *ndërhyn Adi Krasta Jo, jo, mo jo. Ne përsa janë brenda limiteve të politikës, i kemi shuar konfliktet. Grupi është instrument që na lë të flasim më shumë. Brenda grupit, unë po ato fjalë kam për të thënë ore. Nëse ti më thërret unë të vij e të flas. Ky është grupi ore.
Adi Krasta: Kanë dalë fjalë që disa po përpiqet që t’i blejë Rama?
Dashamir Shehi: Le t’i blejë ore. Kryeministri mund të ketë dalë për të blerë ndaç edhe nga grupi më i madh. Po ka ca burra që nuk i blen dot kurrë.

(k.m.dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike dashamir shehi dashamir shehi

Sondazh

Poll

Politike 7 Shtator 2021, 10:04

TIRANË– Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, inkurajon klasën politike të bashkëpunojë në mbështetje të aspiratës së sh...