Politike

Mustafaj i jep Bashës zgjidhjen si të “lajë duart” me Berishën: Këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar ta largojnë m

7 Shtator 2021, 19:11 Nga DOSJA
Mustafaj i jep Bashës zgjidhjen si të “lajë duart” me

TIRANË– Analisti Besnik Mustafaj ka propozuar një zgjidhje për kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me çështjen “Berisha”. I ftuar në studion e “Radarit Informativ” në “ABC”,  i propozoi një zgjidhje Lulzim Bashës, që të largoje pa debat dhe me votim të fshehtë në strukturat e PD-së, ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Po ta zgjidhë vetë Berisha thjeshtohen gjërat. Ka gjasa? Nuk e di nuk shoh ndonjë shenjë. Ka thënë që do të jetë në parlament dhe më aktiv. Ky nuk është një vendim që duhet ta marrë vetëm dhe vetëm me kryesinë. Nëse Basha ka mendimin që ta përjashtojë nga grupi, vendimi duhet ta marrë këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar me votim të fshehtë pa debat. Këtë duhet ta kërkojë kryetari i PD-së. Nuk mund ta marrë ai, ta mbajë ai, një barrë të tillë. Në kushtet që nuk është bërë asnjë transparencë të takimeve të Bashës me Kim. Basha këtu ka bërë gabim, ta përgatisë lidershipin, këshillin kombëtar dhe grupin parlamentar dhe aleatët. Nëse mendon se duhet shpërfilluar, atëherë nuk ka shqetësim. Nëse mendon se duhet konsideruar duhet të kërkojë votim të fshehtë pa debat nga këshilli kombëtar dhe grupi parlamentar. Unë kam pritur që në këshillin kombëtar që u bë para ca ditësh, kam pritur që Basha të informonte këshillin kombëtar,”- tha ai.

Lideri historik i Partisë Demokratike u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët. Që nga ajo ditë, futja e tij në Kuvend është bërë kryefjalë për politikën në vend, ndrësa Berisha në asnjë moment nuk e ka vënë në dyshim marrjen e mandatit si deputet i Kuvendit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike besnik mustafaj lulzim basha sali berisha sali berisha shpallet non-grata besnik mustafaj lulzim basha sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Politike 7 Shtator 2021, 10:04

TIRANË– Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, inkurajon klasën politike të bashkëpunojë në mbështetje të aspiratës së sh...

Politike 7 Shtator 2021, 07:40

TIRANË– Damian Gjiknuri ka folur për herë të parë si numri DY i Partisë Socialiste. Jashtë selisë rozë ku u zhvillua takimi i sekretarëve të rinj me kryeta...