Politike

‘Sot kemi pirë kafen e parë…’/ Grupi parlamentar me aleatët, Dashamir Shehi tregon detaje: Nëse rri me PD, renditem i

7 Shtator 2021, 19:47 Nga DOSJA
‘Sot kemi pirë kafen e parë…’/ Grupi parlamentar me

TIRANË– Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka komentuar prapaskenat e takimit mes aleatëve të Partisë Demokratike, të cilët po negociojnë për të krijuar një tjetët grup parlamentar. I ftuar në emisionin “A show”, Shehi tha se sot aleatët kanë zhvilluar takimin e parë, ndërsa shton se as nga ky grup nuk do të ndodhë “çudia” në luftën kundër kryeministrit Edi Rama. 

PJESË NGA BISEDA:

Adi Krasta: Do krijohet një grup parlamentar me të tjerët?
Dashamir Shehi: Ne po mundohemi, ne partitë e vogla. Për çfarë? Për një hapësirë, asgjë më shumë.
Adi Krasta: Dmth, po flisni për të krijuar një grupim tjetër?
Dashamir Shehi: Gjithmonë ka pasur. Ja pse vlen. Nëse unë rri në grupin e PD-së, vendosem i 55-ti, a ku di unë kur bie radhë për të folur. Ndërkohë që kam drejtë të folur më shumë. Jo kur të më teket mua. Për të pasur më shumë hapësira. Për të kontribuar. Për të mos qenë të gjithë me një zë. Ne po mundohemi. Nuk ia kemi mbërritur deri më tani. Tani kemi parë kafen e parë për herë të parë. Do kalojë java e parë dhe do gjejmë një rrugë të përbashkët. PD duhet të ketë një strategji tjetër. Që t’i përfshijë të gjitha forcat.      Adi Krasta:Kush do kishin qenë 7 njerëz që do kishit interes t’i ulnit?
Dashamir Shehi: Po nuk është se i krijojmë ne more, janë aty. Unë, Duka, Dulja.
Adi Krasta:E keni informuar kryesinë e PD?
Dashamir Shehi: Kur më thonë kështu më kujtohen ato muhabetet e vjetra. Politika është gjë publike. Unë jam këtu. Aty bëhen edhe gjëra poshtë tavoline. Unë me natyrën time po e them këtu, që opozitës shqiptare i vlen më shumë. Plus që do të krijonte precedent pozitiv. As më këtë grupin nuk do të bëhet çudia. Opozita do 5-6 muaj që të mësojë pse ka humbur. 

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aleatet e partise demokratike dashamir shehi aleatet e partise demokratike dashamir shehi

Sondazh

Poll

Politike 7 Shtator 2021, 10:04

TIRANË– Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, inkurajon klasën politike të bashkëpunojë në mbështetje të aspiratës së sh...