Politike

Rama nuk e ka në kabinet! Yuri Kim s’rri dot, shkon e takon ministren Gjonaj: E falenderova për punën e jashtëzakonshm

7 Shtator 2021, 15:53 Nga DOSJA
Rama nuk e ka në kabinet! Yuri Kim s’rri dot, shkon e takon ministren

TIRANË– Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar për herë të fundit në postin e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajn. Ka qenë vetë ambasadorja Yuri Kim ajo që ka ndarë foto dhe detaje nga takimi, duke mos i kursyer lavdet për Gjonajn. Ndër rreshta ajo ia atribuoi të gjitha arritjet e reformës në Drejtësi socialistes, duke shtuar se falë kontributit të saj ka nisur që të japë rezultate. 

Takova Etilda Gjonajn për ta falenderuar ndërsa përfundon mandatin e saj të jashtëzakonshëm si Ministre e Drejtësisë – personi me jetëgjatësinë më të madhe dhe gruaja e parë në këtë pozicion kyç. Ne vërejmë veçanërisht udhëheqjen e saj mbi reformën në drejtësi, e cila – me kontributin e saj – ka filluar të japë rezultate. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Shpresojmë që të gjithë drejtuesit dhe institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të ecin përpara për të dhënë më shumë rezultate që i shërbejnë popullit të Shqipërisë, plotësojnë standartet e BE dhe afrojnë Shqipërinë më pranë SHBA,”– shkruan Yuri Kim.

Për mandatin e tij të tretë në krye të vendit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të ketë si ministër Drejtësie, Ulsi Manjën. Ndërsa Gjonaj i është besuar posti i Sekretares për Gruan në PS-së.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike etilda gjonaj kabineti rama 3 yuri kim etilda gjonaj kabineti rama 3 yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 7 Shtator 2021, 10:04

TIRANË– Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, inkurajon klasën politike të bashkëpunojë në mbështetje të aspiratës së sh...

Politike 7 Shtator 2021, 07:40

TIRANË– Damian Gjiknuri ka folur për herë të parë si numri DY i Partisë Socialiste. Jashtë selisë rozë ku u zhvillua takimi i sekretarëve të rinj me kryeta...