Politike

Mesazhi sekret i Yuri Kim për PD-në? Ambasada e SHBA nuk komenton: Pozicioni ynë për Berishën mbetet i pandryshuar!

7 Shtator 2021, 12:58 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasada Amerikane në Tiranë nuk lëviz nga qëndrimi i saj se Sali Berisha nuk duhet të hyjë në Kuvend më 10 shtator, pas shpalljes non grata nga SHBA. Dosja.al kontaktoi me zyrën e marrëdhënieve me publikun në ambasadën amerikane, fill pas një artikulli të botuar nga lapsi.al. Në shkrimin e publikuar nga portali, thuhej se ambasadorja Yuri Kim e informuar për bisedën e Berishës tek Erla Mëhilli në Euronews, kishte dërguar në mesazh te drejtuesit kryesorë të PD, ku shprehej“Pakti u prish, tani është radha jonë të flasim”.

Për të sqaruar përmbajtjen e mesazhit ne kontaktuam via email me ambasadën, ku në një përgjigje “diplomatike”, zyra e shtypit nul ka preferuar të komentojë drejtpërdrejt mesazhin por sqaron se nuk ka lëvizur nga pozicioni i saj.

‘Pozicioni i ambasadës së SHBA-së mbetet i pandryshuar’-sqaron Ambasada Amerikane duke u shprehur qartë kundër futjes së Berishës në parlament.

Ndërkohë që ish-kryeministri garantoi dje se do të hyjë në Kuvend të premten ndërsa kërkoi prova për akuzat që SHBA i ka drejtuar. Se cili do të jetë qëndrimi i PD dhe dinamika në këtë përballje SHBA-Berisha, ngelet për tu parë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike lulzim basha sali berisha yuri kim lulzim basha sali berisha yuri kim

Sondazh

Poll

Politike 7 Shtator 2021, 10:04

TIRANË– Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, inkurajon klasën politike të bashkëpunojë në mbështetje të aspiratës së sh...

Politike 7 Shtator 2021, 07:40

TIRANË– Damian Gjiknuri ka folur për herë të parë si numri DY i Partisë Socialiste. Jashtë selisë rozë ku u zhvillua takimi i sekretarëve të rinj me kryeta...