Art&Argëtim

Të martuar prej 4 vitesh me partnerë të tjerë, por aktori i dhuron një puthje Jessica Chastain para të gjithëve

7 Shtator 2021, 21:01 Nga DOSJA
Të martuar prej 4 vitesh me partnerë të tjerë, por aktori i

VENECIA– Vështrimi plot ëmbëlsi dhe puthja që Oscar Isaac i dhuroi aktores, Jessica Chastain, në Festivalin e Filmit të Venecias, u bë menjëherë virale në rrjet.

 

 

A post shared by Entertainment Tonight (@entertainmenttonight)

Pas afrimitetit që dyshja shfaqi, fansat dhe jo vetëm nisën të aludonin mbi marrdhënien e tyre. Megjithatë, Chastain shoi kureshtjen e të gjithëve duke postuar në profilin e saj në Twitter një foto të marrë nga seriali “The Addams Family”, ku shihet Gomez Addams duke puthur në krah gruan e tij Morticia.

Foton e shoqëroi me shkrimin “12 shtator”, e cila është edhe data e publikimit të serive të reja të “Scenes From a Marriage”, filmit ku luan së bashku me Isaac.

Rikrijimi i skenës ikonike nga “Familja Addams” ishte mënyra si aktorët zgjodhën të promovonin filmin e tyre të ri në Festivalin e Filmit të Venecias. Isaac dhe Chastain njihen prej 20 vitesh dhe janë miq të vjetër. Ata janë të martuar prej katër vitesh me patnerë të tjerë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz oscar isaac puth jessica chastain oscar isaac puth jessica chastain

Sondazh

Poll