Art&Argëtim

Tentoi të vriste reperin DUDA, dënohet pas 9 vitesh ‘The Mike’ në Kosovë 

7 Shtator 2021, 12:31 Nga DOSJA
Tentoi të vriste reperin DUDA, dënohet pas 9 vitesh ‘The

KOSOVË- Ardian Xhaferi i njohur ndryshe si ‘‘The mike’’, anëtar i grupit muzikor ‘‘E7’’, është dënuar me 1 vjet e 4 muaj burg pasi në vitin 2012 kishte tentuar të vrasë Burim Osmanin, ose siç njihet ndryshe D.U.D.A.  Betimipërdrejtësi shkruan se shpallja e aktgjykimit është bërë të martën nga gjykatësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Islam Thaçi.

Pas 9 vitesh, Xhaferi e pranoi fajësinë për akuzat që i janë ngritur. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Agron Uka, i akuzuari deklaroi se e ndien veten fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohet nga prokuroria

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ardian Xhaferi më 15 qershor të 2012-ës, në lagjen “Dardania I”, rruga IV, me dashje dhe paramendim ka tentuar ta privojë nga jeta të pandehurin Burim Osmani. Aty thuhet se Xhaferi me revolen e tij ka shtënë në drejtim të Osmanit, por nuk ka arritur ta godasë, për çka vepra penale mbetet në tentativë, e më pas arratiset nga vendi i ngjarjes.

Për këtë, sipas prokurorisë, Xhaferi ka kryer veprat penale “vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 147, paragrafi 1, nën paragrafi 4 lidhur me nenin 20 të Kodit Penal si dhe “mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 328, paragrafi 2 të Kodit Penal.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz ardian xhaferi burim osmani d.u.d.a e7 the mike ardian xhaferi burim osmani d.u.d.a e7 the mike

Sondazh

Poll