Art&Argëtim

Gjendet i vdekur aktori i famshëm i serialit “The Wire”, mbidoza e heroinës dyshohet se është shkaku

7 Shtator 2021, 16:35 Nga DOSJA
Gjendet i vdekur aktori i famshëm i serialit “The Wire”,

SHBA– Aktori i serialit të famshëm “The Wire”, Michael K. Williams, është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Brooklyn. Mbidoza e heroinës mendohet të ketë qenë shkaku i ndarjes nga jeta të aktorit.

Sipas NYP, mbidoza nga heroina mendohet të ketë qenë shkaku i vdekjes së tij. 54-vjeçari u gjet në sallën e ngrënies, përmbys dhe pa ndjenja, ndërsa në tavolinën pranë raportohet se është gjetur heroinë.

Williams, i cili në të shkuarën ka folur hapur jo pak herë për problemet e tij me drogën, u shpall i vdekur nga autoritetet gjatë mesditës së djeshme. Nuk dihet prej sa kohësh aktori kishte ndërruar jetë. Të afërmit treguan së kishin disa ditë që nuk kishin kontaktuar me të.

Michael Williams, njohu suksesin e tij më të madh flaë rolit si ‘Omar Little’ në serialin e famshëm “The Wire” dhe së fundmi u nominua në çmimet Emmy për një tjetër rol në serialin “Lovecraft Country”. Ai la pas djalin e tij të rritur, Elijah.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

showbiz showbiz vdes michael k. williams vdes michael k. williams

Sondazh

Poll